I ftohti dëmton të mbjellat në sera, fermerët kërkojnë mbështetje nga shteti

Disa mijëra fidanë domatesh të mbjellat në sera, në Roskovec, kanë ngrirë për shkak të temperaturave tepër të ulëta.
Fermerët edhe pse u përpoqën që mbulesën prej plasmasi ta bëjnë dyfish më të trashë, nuk ia dolën të shpëtonin të mbjellat në sera.
Dëmet në bujqësi për shkak të fenomeneve natyrore e kryesisht prej përmbytjeve janë mjaft të shpeshta në Shqipëri.
Por Sigurimi bujqësor është thuajse i pazhvilluar në Shqipëri. E kjo jo vetëm për shkak të fermerëve.
Kompanitë e sigurimeve duke konsideruar klientët bujqësorë me rrezik të lartë, shpesh ngurojnë të ofrojnë sigurime bujqësore. Ndaj çdo herë sytë kthehen vetëm nga shteti.
Sipas faqeve zyrtare te kompanive të sigurimit, për të marrë mbështetje në rast të dëmtimit të biznesit bujqësor apo blegtoral nga zjarri, vjedhja, rreziqet natyrore, sëmundjet, dëmtimet dhe helmimet aksidentale, tarifat për këtë sigurim varijnë nga 0,15% deri në 6,0% të shumës së siguruar, në varësi të objektit si dhe llojeve të rrisqeve që do të sigurohen.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




