Nisin punimet për ndërtimin e unazës veriore

Ka nisur puna për ndërtimin e lotit të dytë të unazës veriore në Tiranë, segmentin nga Sheshi “Shqiponja” tek Bulevardi i Ri, pjesë e projektit të Unazës së Madhe. Ministrja e infrastrukturës Belinda Balluku tha se projekti parashikohet të përfundojë pas një viti duke i dhënë frymëmarrje trafikut në Tiranë. “Tirana do të marrë frymë lehtësisht pas një viti me këtë segment sepse do të kemi një unazë të madhe dhe do të qarkullojë volume i trafikut”, tha Balluku.
Bashkë me kërkesën për të mos patur vonesa në punime, Balluku ndau edhe një shqetësim për procesin e shpronësimeve. “Informimi i qytetarëve dhe kontakti me ta është shumë i rëndësishëm. Shteti shpronëson në bazë të ligjit të shpronësimeve për interes public. Edhe një banesë e vetme duhet trajtuar sipas rregullave”, tha Balluku.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




