Rezerva valutore u zgjerua me 780 milionë euro

Ekonomi | 5 vite më parë

Rezerva valutore e Bankës së Shqipërisë u zgjerua me 780 milionë euro, gjatë muajit nëntor 2021.

Banka e Shqipërisë bën të ditur se, aktualisht rezerva valutore ka arritur nivelin më të lartë në shumën pesë miliardë euro, ku ndikim kryesor ka dhënë emetimi i Eurobondit 650 milionë euro.

Rezerva valutore përbëhet kryesisht nga depozita dhe obligacione që përbëjnë 90% të vlerës dhe pjesa e mbetur konsiston në të drejta tërheqjeje (SDR) në Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe në rezerva të arit.

Në strukturën e rezervës valutore kryeson euroja, që përbën më shumë se 65% të vlerës totale të saj dhe pjesa tjetër është në dollari amerikan, jen japonez, monedhë kineze, australiane.

Vlera e rezervës valutore në fund të muajit nëntor do të ishte e mjaftueshme për të mbuluar rreth 9.3 muaj importe.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme