2022 nis me ndryshime në sistemin e taksave dhe tatimeve që synojnë stimulin e ekonomisë

Ekonomi | 5 vite më parë

Viti 2022 nis me ndryshime në sistemin e taksave dhe tatimeve. Në një intervistë për RTSH drejtori i politikave fiskale në Ministrinë e Financave Niko Lera, thotë se ndryshimet e bëra synojnë stimulin e ekonomisë. 
Një nga ndryshimet më të rëndësishme lidhet me pagat. Nga 1 korriku i këtij viti pagat deri 40,000 lekë në muaj nuk do të tatohen, ndërkohë që tatimi 23% do të aplikohet në pagat mbi 200,000 lekë/muaj, nga 150,000 lekë/muaj që ishte më parë. 
Niko Lera-“Ulëm ngarkesën e tatimit direkt pra tatimit të ardhurat personal nga pagat për shtresat me të ardhura të ulëta në segmenti 30-40 mijë lek efekti është rreth 700 mln lek më pak të ardhura në buxheitn e shtetiti por janë të ardhura që do të ngelen në xhepat e qytetarëve.Politikat fiskale synojnë stimulimin e zhvillimit ekonomik dhe krijimin e një ambienti të djeshëm pa favorizime jo të nevojshme në mënyrë që sistemi tatimor të jetë neutral”.
Bujqësia është një tjetër sektor që pëson ndryshime këtë vit. Vendosja e TVSH-së prej 10% për lëndët e para bujqësore dhe heqja e kompensimit të TVSH-së për industrinë përpunuese janë dy masat që u kundërshtuan nga fermerët, shoqatat e agroindustrisë, opozita por edhe nga radhët e vet mazhorancës, sicc ishte rasti i deputetit Erjon Bracce. 
Niko Lera-“6% te fermeret është më normale që fermeri të subvencionohet për produktin e tij dhe jo të subvencionohet indirect nëpërmjet grumbulluesit dhe prodhuesit sepse nuk jemi të sigurtë që kjo incentivë e shtetit shkon atje ku duhet të shkoj tek fermeri ndaj është mirë që këto politika të subvencionohen”.
Nisur nga situata aktuale e krizës energjitike, unifikimit i çmimit të gazit me 6 lekë/litër për të gjithë përdoruesit do të fillojë nga 1 korriku 2022.
Niko Lera-“Gjykuam që do të jetë më mirë tarifën maksimale ta ulim nga 8 në 6 lekë por të trajtohen të gjithë me të njëjtin nivel tarife në mënyrë që taksa të jetë e ndershme mos ketë spekulime që ai ta blej me taksë 0 dhe jo me 8 lekë. E shtymë për shkak të konjekturës ndërkombëtare së cmimeve në mënyrë që të mos rritet cmimi për konsumatorët familjarë u shty në 6 mujorin e dytë të 2022 sepse besojmë që konjektura e cmimeve do të hy në atë normalitetin e saj”.
Nga ndryshimet e bëra qeveria pret të mbledh 5.2 mld lekë të ardhura në buxhetin e shtetit. 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme