Durrës, miratohet buxheti për vitin 2022

Këshilli bashkiak në Durrës ka miratuar me 37 vota pro buxhetin e bashkisë për vitin 2022. Buxheti i vitit që po vjen do të jetë 3 miliard e 680 milion lekë, 20 përqind më i lartë se ai i vitit 2021. Prioritetete janë investimet në infrastrukturën rrugore, ndërtimi i shkollave dhe kopshteve të reja, rikonstruksioni i fasadave të pallateve, kanalizimet e ujërave të bardha dhe të zeza, sinjalistika turistike etj.
Një pjesë të madhe të buxhetit të vitit 2022 zë edhe menaxhimi i mbetjeve urbane, i cili këtë vit do të jetë dyfish më i lartë.
Në projektin e buxhetit afatmesëm 2022-2024 bashkia ka parashikuar edhe një fond prej 50 milion lekë cdo vit për mbjellje pemësh, ndërsa parashikohet që 2500 studentët e parë të universitetit “Aleksandër Mosiu” të pajisen me kartën e studentit, me anë të së cilës do të kenë përfitime dhe lehtësira të ndryshme.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




