Ekonomi, në nëntor eksportet u rritën me 36.3 %

Në nëntor 2021 eksportet e mallrave arritën vlerën 37 miliardë lekë, duke u rritur me 36,3%, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Po ashtu në nëntor eksportet u rritën me 9,8% krahasuar me tetorin 2021.
Shkëmbimet tregtare me vendet e Bashkimit Evropian zënë 60.5 %, të gjithë tregtisë.
Në periudhën janar – tetor 2021, eksportet drejt vendeve të BE-së zënë 72,2 % të eksporteve gjithsej dhe importet nga vendet e BE-së zënë 54,9 % të importeve gjithsej.
Partnerët kryesorë tregtarë janë Italia me 30,1 %, Turqia me 7,7 %, Greqia me 7,2 % dhe Gjermania me 6,6 %.
Në këtë dhjetëmujor eksportet e mallrave arritën vlerën 300 miliardë lekë, duke u rritur me 35,2 %, ndërkohë importet e mallrave arritën vlerën 632 miliardë lekë, duke u rritur me 29,5 %, krahasuar me një vit më parë.
Deficiti tregtar arriti vlerën 333 miliardë lekë, duke u rritur me 24,8 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të 2020.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




