Hetimet e SPAK dhe BKH, Yuri Kim: Jeni heronjtë e të rinjve, tmerri i kriminelëve!

Ekonomi | 5 vite më parë

28 hetuesit e parë të Byrosë Kombëtare të Hetimit u certifikuan këtë të hënë, ndërsa vitin e ardhshëm do i shtohen kësaj strukture edhe 38 hetues të tjerë.Në këtë ceremoni ishte e pranishme ambasadorja, Yuri Kim e cila tha se 2021 ishte viti i kthesës.
 “Viti 2021, ishte pikë kthese për luftën e Shqipërisë kundër krimit e korrupsionit. Reforma nuk është e lehtë e shpejtë apo e përsosur por ne do vijojmë përpara, kur të bieni, do iu ndihmojmë të ngriheni sërish. Ecni përpara pavarësisht çfarë thonë të tjerët. Jeni heronjtë e fëmijëve, tmerri i kriminelëve. Ata që kishin menduar se donin të iknin, që s‘do jepnin llogari, ato ditë kanë përfunduar. Ju jeni heronjtë e fëmijëve, tmerri i kriminelëve dhe shpresa e vendit”, tha Kim.

Ndërsa kreu i delegacionit të BE, Luigi Soreca inkurajoi BKH-në dhe SPAK që të fokusohen te dosjet penale të nivelit të lartë. “Një bilanc i fortë po ndërtohet për ndjekje penale e dënime për çështje të niveleve të larta. Ndonëse ngadalë, frika ka kaluar në anën tjetër, pasi prokurorët e gjyqtarët ishin të frikësuar, por tani po frikësohen ata që bëjnë korrupsion pasi kishin mbështetje. Tani po përballen me drejtësinë. Është thelbësore të ruajmë fokusin dhe të përqendroheni të korrupsioni në nivelet e larta”, tha Soreca.

Ndërsa kreu i SPAK, Arben Kraja bëri bilancin e punës së dy institucioneve që ngushtësisht punojnë për korrupsionin dhe krimin e organizuar.
Sinkron  “891 procedime penale, 432 të pandehur për gjykim, 279 janë dënuar me formë të prerë. 62 vendime konfiskimi të pasurive të luajtshme e të paluajtshme me vlerë 75 milion euro. Pasuritë i kanë kaluar shtetit,. Pastrimi parave, konfiskime të kryera. 18.4 mln euro të konfiskuara në Shqipëri me bashkëpunim me drejtësinë italiane”, tha Kraja.

Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe Strukturës së Posaçme Antri Korrupsion iu dha mbështetje nga BE e SHBA, me qëllim arritjen e rezultateve konkrete në luftën ndaj korrupsionit e krimit të organizuar, ku vitin e ardhshëm do trajnohen edhe  32 hetuesit e tjerë.

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme