Divjakë, kontroll për nivelin e pesticideve në perime

Konsumatorët e produkteve bujqësore të Divjakës do jenë më të sigurt për konsumimin e tyre. Së fundmi pranë Laboratorit të analizave të tokës dhe ujit në këtë bashki është shtuar një pajisje e teknologjisë më të re amerikane e cila analizon ngarkesën produkteve me pesticide.
Laboratori i Divjakës pritet të marrë certifikimin duke u bërë laboratori i dytë në vend, i njohur ndërkombëtarisht për kryerjen e analizave të prodhimeve për eksport.
Ndërtimi i këtij laboratori ka qenë nismë e bashkisë së Divjakës. Kryetari i saj Fredi Kokoneshi thekson se bujqësia është ekonomia bazë e Divjakës dhe perpsektiva lidhet me krijimin e markës së tyre me standartin evropian.
Sipas Ministrisë së Bujqësisë, nga viti 2017 deri më sot , eskportet bujqësore janë rritur me 27.5 përqind. Sipas të njëjtim burim, volumet më të mëdha të eksporteve realizohen me vendet e Bashkimit Europian, me mbi 65%, ndërsa me vendet e rajonit me mbi 24%, të totalit të eskporteve të produkteve bujqësore. Dhe kjo është bërë e mundur falë pajisjes me çertificatë të global GAP.
https://bujqesia.gov.al/eksportet-bujqesore-rriten-me-17-ekonomi-ne-6-mujorin-e-pare-2021/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




