Rriten dergesat e emigrantëve

Dërgesat e emigrantëve në Shqipëri kanë shënuar një rritje të ndjeshme gjatë këtij viti. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se në periudhën janar-shtator remitancat kanë arritur në vlerën e 541 milionë eurove, niveli më i lartë prej vitit 2009. Sipas ekspertëve faktori kryesor që ndikoi në rritjen e dërgesave të emigrantëve ka qënë pandemia Covid-19, pasi familjet shiptare kanë rritur shpenzimet për të përballuar pasojat në shëndet që shkaktoi covidi. Referuar statistikave të Bankës qëndrore niveli më i lartë i parave të dërguara gjatë këtij viti ishte në periudhën e verës, korrik-shtator, me 200 milionë euro, kohë kur shumë emigrantë u rikthyen për pushime në vend.
Ndërkohë, Italia dhe Greqia vijojnë të mbeten kanalet kryesore të dërgimit të parave, kjo për shkak të numrit të lartë të emigrantëve që jetojnë e punojnë në këto dy vende fqinje. Por, vitet e fundit, kanë njohur rritje edhe prurjet nga vende të tjera si Mbretëria e Bashkuar dhe sidomos Gjermania.
Pasi arritën nivelin e tyre më të ulët në 2013-n, prurjet e emigrantëve janë rigjallëruar sërish vitet e fundit, duke reflektuar rikthimin e ciklit të emigracionit.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




