Përfundon projekti në ndihmë të reformës në sektorin rrugor

Një projekt në ndihmë të reformës në sektorin rrugor të ARRSH-së dhe përmirësimin e sigurisë rrugore në Shqipëri është përmbyllur me sukses, njofton ARRSH.
Konferenca përmbyllëse e Projektit të Binjakëzimit u zhvillua më 7 dhjetor në ambientet e Shtëpisë së Evropës (Europe House). Ekipi i projektit, si përfaqësuesit e VA të BE-së ashtu edhe homologët shqiptarë, analizuan arritjet dhe rezultatet kryesore të tij.

Fjala e hapjes u artikulua qartë nga Ministri polak i Fondeve dhe Politikës Rajonale Grzegorz Puda, me tej nga Sekretari i Parë, Shefi i Zhvillimit të Qëndrueshëm Ekonomik dhe Social pranë Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri Delegacionit të BE Andrea Vera, Zëvendës Ministrja Shqiptare e Infrastrukturës Enkelejda Mucaj, dhe ambasadorja polake Monika Zuchniak-Pazdan, si dhe u pasua nga përfaqësues të tjerë të lartë nga të dy vendet.

Konferenca u përqendruan kryesisht në progresin e përgjithshëm dhe rezultatet e arritura nga Projekti i Binjakëzimit, i financuar nga BE, për palët e interesit dhe përfituesit kryesor.

Drejtuesit e komponenteve të projektit, si pala polake ashtu edhe ajo shqiptare së bashku me Këshilltarin e Përherëshëm të Projektit Binjakëzimit Pshemyslav Jan Rzezniewski, përmblodhën pjesët thelbësore të punës së tyre përgjatë këtij 26 mujori të zbatimit të projektit në Shqipëri, duke theksuar se tani është jetike të shihet se si pala përfituese do të përdorë në mënyrën më të mirë rezultatet e projektit, në veçanti në sa i takon reformës së sektorit rrugor të ARRSH-së dhe përmirësimin e sigurisë rrugore.
Pjesëmarrësit vlerësuan asistencën e BE-së për Shqipërinë në mbështetje të ARRSH-së dhe aktorëve të tjerë në zbatimin e ndryshimeve të nevojshme legjislative dhe të qëndrueshme, në ristrukturimin e këtij entiteti si dhe për ta bërë rrjetin rrugor kombëtar më të sigurt.
Projekti i Binjakëzimit arriti qëllimin e tij duke lënë pas një frymë të ndërsjellë bashkëpunimi, miqësie dhe respekti.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




