Importet rriten  32 %, ndërsa eksportet 22%

Ekonomi | 5 vite më parë

Importet e Kinës në nëntor i kaluan ndjeshëm pritshmëritë e tregut, duke u rritur 31.7 për qind në dollarë, treguan të martën të dhënat e doganave.
Treguesi zyrtar i menaxherëve të blerjeve në sektorin e prodhimit u rrit në 50.1 në nëntor, zgjerimi i parë pas shifrave 49.2 në tetor dhe 49.6 në shtator, treguan të dhënat nga Zyra Kombëtare e Statistikave javën e kaluar.
Vëllimi i përgjithshëm i tregtisë së jashtme në nëntor arriti në 579.34 miliardë dollarë, duke u rritur përkatësisht me 26.1 dhe 42.8 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar dhe të 2019-s.
Ndërkohë, suficiti tregtar ra 3.4 për qind krahasuar me nëntorin e vjetshëm, duke arritur në 71.72 miliardë dollarë.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme