Fermerët e Myzeqesë do të  ulen në diskutime me qeverinë

Ekonomi | 5 vite më parë

Kryeministri socialist Edi Rama dhe fermerët e Myzeqesë do të  ulen në diskutime me qeverinë. Kjo u bë e ditur pas një takimi mes përfaqësuesve të fermerëve dhe kryeministrit Rama brenda selisë së parlamentit. Fermerët kishin dalë për të protestuar para parlamentit kur u ftuan nga kryeministri të bisedonin.
“Ne mendojmë se qeveria nuk e njeh problemet reale të fermerëve” tha kreu i sindikatës së fermerëve Eduard Sharka. “30% e fermerëve nuk kanë porositur për të mbjellë, sepse kanë 3 sezone që dështojnë. Ramë dakord që cilësia e imputeve bujqësore është e pa garantuar. Në rast se ekspertët e qeverisë ulen me ne dhe marrin në konsideratë problemet tona, mund të zgjedhim diçka” tha ai.
Fermerët e Myzeqesë prej disa kohësh kanë intensifikuar protestat e tyre ndaj qeverisë pas ndryshimeve fiskale. Ato  parashikonin edhe heqjen e subvencionimit me 6% të TVSH-së. Fermerët kërkojnë që të merren në konsideratë kërkesat e tyre, disa prej të cilave janë: Subvencionim direkt i fermerit me 10 lekë për kg; Barazim i TVSH në shitje dhe blerje: Pezullim i TVSH për plehrat kimike, inputet bujqësore: Subvencionim 3 lekë për eksportuesit: Garanci për faturat nga grumbulluesit etj.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme