“Deloitte” njofton investimin strategjik prej 128 milionë dollarësh në Hong Kong

“Deloitte China” njoftoi të martën se do të investojë 1 miliard dollarë të Hong Kongut (rreth 128 milionë dollarë amerikanë) gjatë tre viteve të ardhshme në transformimin e praktikës së saj për të kapur mundësi të reja, raporton “Xinhua”.
Investimi do të jetë pjesë e nismës së re strategjike të firmës së auditimit, “Inspire HK”, për të mprehur fokusin e saj strategjik, për të forcuar aftësitë e saj multidisiplinare dhe për të përmirësuar zhvillimin e talenteve për të kapur mundësitë në rritje në nivel lokal dhe në gjirin e madh Guangdong-Hong Kong- Macao (GBA), thuhet në një deklaratë.
“Me mbështetjen e plotë të qeverisë qendrore, Rajoni i Posaçëm Administrativ i Hong Kongut është rikthyer në rrugën e duhur “një vend, dy sisteme” dhe tani jemi duke qëndruar në një pikënisje të re të zhvillimit ekonomik”, -tha CEO-ja i “Deloitte China”, Patrick Tsang. “Hong Kongu vazhdon të jetë një treg kryesor për “Deloitte” në një mjedis global, ku transformimi digjital, klima dhe besimi po riformësojnë nevojat dhe pritshmëritë e tregut”, -tha Tsang, duke shtuar se firma është e përkushtuar të ndërtojë një të ardhme më të ndritshme për Hong Kongun.
“Deloitte” ka vazhduar të zgjerojë praktikën e saj në Hong Kong përtej auditimit dhe taksave, duke forcuar aftësitë e saj këshilluese gjatë dekadave të fundit.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




