Rezerva valutore 4.2 miliardë euro

Banka e Shqipërisë bën të ditur se, në fund të muajit shtator rezerva valutore shënoi 4.2 miliardë euro. Sipas BSH-së, krahasuar me të njëjtën periudhë një vit më parë, vlera e rezervës valutore është rritur me 1.7%.
“Stoku i rezervës valutore në fund fund të 3-mujorit të tretë 2021, vlerësohet i mjaftueshëm për mbulimin e 8.4 muajve import mallrash dhe shërbimesh”, bëri të ditur Banka e Shqipërisë
Teksa thekson se, vlera e rezervës valutore llogaritet për mbulimin e 300 % të borxhit të jashtëm afatshkurtër bruto.
Qëllimi kryesor i rezervës valutore është mbulimi i nevojave emergjente që mund të ketë ekonomia për valutë të huaj, apo për ruajtjen e stabilitetit të kursit të këmbimit, çmimeve dhe stabilitetit financiar.
Në pjesën dërrmuese, rezerva valutore mbahet në obligacione dhe në depozita, ndërsa një pakicë konsiston në rezerva ari dhe të drejta tërheqjeje (SDR) në Fondin Monetar Ndërkombëtar.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




