Buxheti 2022, 7.1 miliardë lekë mbështetje për fermerët

Ekonomi | 5 vite më parë
 
 

Buxheti 2022 adreson 7.1 miliardë lekë mbështetje për fermerët dhe investime në zhvillimin rural. Kjo mbështetje është rritur me 42% krahasuar me vitin 2021.

7.1 miliardë lekë do të adresohen për fermerët përmes skemave mbështetëse, rimbursimit të naftës, projektit të Garancisë së Kredisë për zonat rurale dhe Garancisë Sovrane.

Nga ky buxhet parashikohet që 3.2 miliardë lekë të shkojnë për mbështetjen e rreth 50 mijë fermerëve dhe 400 milionë lekë për mbështetjen e start up në bujqësi.

Siguria ushqimore do të ketë buxhetin më të lartë ndonjëherë me 2.3 miliardë lekë, që parashikon shtimin e laboratorëve të kontrollit modern, ndërkohë që 120 grupet e AKU-së do të pajisen me infrastrukturë kontrolli bashkëkohore.

Buxheti 2022 do të siguroj edhe ndërtimin e librit të fermerit, ndërsa 1.7 miliardë lekë janë adresuar për kullimin e ujitjen dhe evitimin e përmbytjeve.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme