Komisioni i Ekonomisë miraton projekbuxhetin, opozita kundër: Nuk sjell rritje ekonomike!

Ekonomi | 5 vite më parë

Komisioni i Ekonomisë ka miratuar në parim projektbuxhetin 2022 dhe paketën fiskale. Anëtarët e opozitës parlamentare votuan kundër këtyre dy projektligjeve duke theksuar se arsyet kryesore janë mosstimulimi i ekonomisë, mos mbështetja e bujqësisë etj.
“Situata e shkaktuar nga pandemia e COVID-19 ende nuk ka kaluar. Ne prisnim që qeveria tu dilte në mbështetje qytetarëve për të kaluar këtë situatë duke rritur pagat e pensionet. Por qeveria mbështet sërish përmes këtij buxheti kontratat duke e lënë vetëm qytetarin”, tha deputeti Dashamir Shehu.

Nga ana tjetër Ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj dha edhe arsyet për miratimin e këtyre projekligjeve .“Buxheti i parashikuar për vitin 2022 parashikon ulje të borxhit, rritje të mbështetjes për shtresat në nevojë, subvencion të fermerëve, normë investimesh prej 6.4 % që është mbi mesataren prej 5 % që ishte në vitet e kaluara, nivel më të lartë të rritjes ekonomike se sa mesatarja e viteve të kaluara. Paga mesatare është sot 56710 lekë nga 45 961 lekë që ishte në 2013. Do të punojmë për rritjen e pagës mesatare. Rritja duhet të vijë paralel me rritjen e produktivitetit, sepse nuk mund të rrisim pagat pa patur rritje të produktivitetit”, tha Ibrahimaj.

Gjate diskutimeve nen per nen të projektligjeve ministrja e Financave theksoi se do të meren parasysh edhe kritikat e bëra. 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme