Paketa Fiskale 2022, biznesi amerikan i shqetësuar për ndryshimet

Në kulmin e diskutimeve për buxhetin dhe paketën shoqëruese fiskale të vitit të ardhshëm, përfaqësuesit e biznesit amerikan në Shqipëri ndajnë shqetësim për ndryshimet e shpeshta te ligjeve.
Në një letër drejtuar qeverisë Dhoma Amerikane shkruan se është thyer angazhimi publik për një paketë fiskale të qëndrueshme me ndërhyrje të paktën njëherë në katër vjet.
Sipërmarrësit amerikanë pohojnë se janë njohur vonë me paketën fiskale dhe koha që u është lënë në dispozicion është e pamjaftueshme për të propozuar përmirësime.
Për këtë arsye ata kërkon shtyrjen e afatit të projektligjeve. Gjithashtu, Dhoma Amerikane rekomandon nisjen nga puna për hartimin dhe konsultimin e një Ligjitë Ri për Tatimin mbi të Ardhurat, që të harmonizohet me standardet ndërkombëtare dhe kombëtare të kontabilitetit.
Periudha 4-vjeçare në dispozicion të një ligji të ri të tatimit mbi të ardhurat, do i jepte mundësi grupeve të punës të unifikonin taksimin e pagamarrësve dhe personavefizikë e tregtarë.
Kjo ka qënë një kërkesë e vazhdueshme e komunitetit ndërkombëtar të biznesit, i cili do sillte një frymë të re në Investimet e Huaja Direkte, harmonizimin me standardetndërkombëtare dhe krijimin e kushteve për uljen e informalitetit.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




