Përfundon rruga Dukaj-Sinanaj, lidh Tepelenën me Rivierën

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga rruga e sapopërfunduar Dukaj-Sinanaj e cila lidh Tepelenën me Rivierën shqiptare.
Punimet për këtë vepër rrugore ku nuk ishte vënë dorë që prej vitit 1920, kanë nisur në dhjetor të 2020-ës me një investim rreth 3.7 milionë euro.
Ky aks 14,5 km i gjatë, i vjen në ndihmë edhe sektorit bujqësor, edhe atij agroturistik.
Rruga ndjek gjurmën e vjetër që është ndërtuar nga italianët që në vitin 1920, por është investuar në ndërtimin e saj, duke siguruar të gjithë elementët teknikë të sigurisë rrugore.
Rruga, jo vetëm lehtëson lëvizjen, por edhe daljen më lehtë e më shpejt të prodhimeve të zonës dhe lidhjen e saj me ekonominë turistike të Rivierës shqiptare.
Zoti Rama shprehet se rruga e sapopërfunduar Dukaj-Sinanaj, e cila lidh Tepelenën me bregdetin dhe krijon një tjetër hapësirë zhvillimi turistik e bujqësor të Shqipërisë rurale.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




