Ahmetaj: Nuk do të rriten çmimet e energjisë për familjarët dhe biznesin e vogël

Pas mbledhjes së qeverisë, Zv. Kryeministri, Arben Ahmetaj përsëriti se pavarësisht rritjes së çmimit të energjisë në tregjet ndërkombëtare, konsumatori familjar dhe biznesi i vogël në vend nuk do të paguajë më shumë për energjinë elektrike. “Nuk do rriten çmimet për familjarët dhe biznesin e vogël. Do vazhdojmë ta mbrojmë familjen dhe biznesin e vogël nga gjëma ndërkombëtare e çmimeve të energjisë elektrike. Jemi duke punuar për garantimin e furnizimit me energji elektrike 24 orë në 7 ditë të javës, megjithëse furnizimi dhe në botë ka qenë me problematika”, deklaroi Ahmetaj.
Në mbledhjen e qeverisë u miratuan 3 vendime që përshpetojnë procesin e rindërtimit. Mes tyre ishte edhe përcaktimi i rregullave se si do të shpërndahen apartamentet për familjet që dolën të pastreha pas tërmetit.
Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj njoftoi se Shqipëria është gati për të dalë në Eurobond, ndërsa sot u miratua edhe një vedim i qeversië në mbështetje të detryrave të ministrisë së FInancës.
Ndërsa ministri i Brendshëm Bledi Çuci lajmëroi se drejtori i Përgjithshëm i Policisë, i emëruar pak ditë më parë, ka nisur takimet në drejtoritë e qarqeve në funksion të një analize të strukturës së drejton.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




