Kriza energjitike, Gordani: Biznesi i madh duhet të kishte lidhur kontrata afatgjata

Shqipëria funksionon me 91 % treg të rregulluar çka do të thotë që tarifat vendosen në mënyrë administrative. Kjo mënyrë ka bërë që të gjitha luhatjet e tregut duke filluar që nga 2016 të mos jenë reflektuar në çmimin final dhe ka sjellë edhe ngerçe të detyruara për Kompaninë Kesh.
Sipas Lorenc Gordanit Jurist në departamentin e energjisë në Delegacionit Europian në Shqipëri , Kesh nuk ka patur mundësi të shesë tepricën energjitike kur në treg cmimet ishin më të lartë.
Ndërkohë që biznesi i madh në vendin tonë funskionon në dy kategori, e para me rreth 80 konsumatorë e blejnë energjinë në treg si të brendshëm edhe të jashtëm dhe kategoria e dytë e blen energjinë tek furnizuesi i mundësisë së fundit, në të dy rastet sipas Gordanit reflektohet qasja e çmimit momental të tregut.
Për Gordanin biznesi duhet te ishte drejtuar drejt tregut me kontrata më afatgjatë çka do të kishte bërë që çmimin e energjisë ta merrnin me mesatar.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




