Kriza energjitike, Basha hedh poshtë planin e Ramës: “Krizë” për të fshehur vjedhjen!

Ndërsa kryeministri socialist Edi Rama prezantoi planin e qeverisë së tij për të përballuar krizën energjitike, kreu i opozitës Lulzim Basha, me anë të një statusi në rrjetin social “Twitter” ka hedhur akuza në drjtim të kreut të qeverisë. Ai tha se Rama thjesht po fsheh vjedhjen e radhës përmes OSHEE duke e justifikuar me “krizë”. “Krizë” për të fshehur vjedhjen: Thjesht po fsheh vjedhjen e radhës përmes OSHEE duke e justifikuar me “krizë”. Njësoj siç bëri me tenderat sekretë gjatë pandemisë. Njësoj siç bëri me tenderat e ushqimeve për familjet e goditura nga tërmeti”, shkruan zoti Basha.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




