Nis sezoni i shirave, Krifca: Gatishmëri totale për mirëmbajtjen e strukturave të kullimit!

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca kërkoi gatishmërinë totale për mirëmbajtjen e strukturave të kullimit, ndërsa Shqipëria pritet të hyjë në një sezon me shira të shumtë. Në një takim me institucionet përgjegjëse për infrastrukturën dhe mirëmbajtjen e strukturave të ujitjes dhe kullimit, ministrja nënvizoi se të gjithë strukturat do të jenë të angazhuara në terren për situatën në të gjitha rastet që mund të paraqesin problematikë në zonat rurale.Zonja Krifca udhëzoi mobilizimin e strukturave për të parandaluar përmbytjet si dhe për të garantuar funksionimin total të kapaciteteve kundër përmbytjeve.
Gjatë takimit, zonja Krifca iu bëri gjithashtu thirrje bashkive për bashkëpunim si një instrument i rëndësishëm i menaxhimit të këtyre situatave.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




