Shqipëri-Itali, bashkëpunim në fushën e shërbimeve digjitale për sipërmarrjet

Ekonomi | 5 vite më parë

Shqipëria dhe Italia synojnë të intensifikojnë bashkëpunimin  në fushën e shërbimeve digjitale për sipërmarrjet. Ministrja e Shtetit për Standardet dhe Shërbimet, Milva Ekonomi priti në Tiranë në një takim pune delegacionin e Rajonit të Pulias që kryesohej nga Alessandro Delli Noci, Ministër Rajonal ku fokus i diskutimit ishte forcimi i bashkëpunimit mes dy vendeve tona.

“Fokusi i takimit ishte në thellimin e këtij bashkëpunimi, ku eksperienca e këtij rajoni mund të shërbejë në avancimin e synimeve tona drejt integrimit të plotë në BE-së”, tha Ekonomi.

Ekonomi thekoi se, “shumë ide u diskutuam mbi temat e Programit të ri 2021-2027 Interreg IPA, të lidhura me transformimin digjital, aftësitë dhe teknikat e reja për bizneset, lidhshmëria dhe korridoret trans-evropiane, fillimet inovative, ekonomia krijuese etj”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme