E vërteta për perimet e Lushnjes

Ekonomi | 5 vite më parë

Çështja e masës së pesticideve të përdorura në perime, sidomos në Lushnje, është çështje që rikthehet herë pas here në publik. Prej një jave prodhuesit e kësaj zone thonë se është stopuar shitja e prodhimit të tyre. Dhe shkaku është pikërisht ky. Në media janë publikuar disa raste ku pretendohet se janë përdorur pesticide 6 herë më shumë se norma e lejuar:

Andrea Muço,  Drejtor i Qendrës së Transferimit të Teknologjive Bujqësore, Lushnje, pranë së cilës funksionon laboratori për matjen e nivelit të pesticideve në perime thotë se pranë laboratorit të tyre asnjë fermer nuk ka kërkuar analizë për prodhimin e tij. Muço qetëson kur shton se në asnjë rast nuk janë gjetur mbetje të rrezikshme.

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme