Stoku i depozitave 1.17 trilion lekë në fund të gushtit

Stoku total i depozitave në sistemin bankar vendas shënoi nivelin 1.17 trilion lekë në fund të muajit gusht të këtij viti, bëri të ditur Banka e Shqipërisë. Sipas BSH-së, krahasuar me muajin korrik 2021 depozitat bankare u rritën në gusht 2021 me 2%. Stoku i depozitave në valutë arriti në 648 miliardë lekë, me një rritje prej 4 % në krahasim me muajin e mëparshëm. Në këtë segment kryesojnë depozitat në rritje të bizneseve që u shtuan me 10%.Ndërsa kursimet e individëve në valutë ishte pozitive, duke reflektuar ecurinë tradicionale të ardhjes së emigrantëve në verë, të cilët sjellin kursimet pranë familjeve të tyre.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




