Remont nga OST, OSHEE: Zonat në kryeqytet ku do të ketë shkëputje të energjisë

Ekonomi | 5 vite më parë

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka njoftuar se do të ketë shkëputje të energjisë elektrike në datën 21 shtator në disa zona të Tiranës. OSHEE njofton se me kërkesë të OST-së që do të kryejë remont në nënstacionin Traktora gjatë intervalit kohor 00:00 – 06:00, do të ketë shkëputje të energjisë pjesërisht në disa zona në kryeqytet. Sipas OSHEE-së, do të ketë shkëputej të energjisë elektrike në zonën Kodra e Priftit, Shkozë, Rruga “Todi Shkurti” (pranë pallateve Grand), Zona pranë spitalit “Shefqet Ndroqi”, “Kodra e Kokonozëve”, Ish Parku Komunal, Pallatet prane Oxhakut te ish- shkolla e Bashkuar, Porcelani, Kodra e Metallve, Rruga “Pasho Hysi”, Kryegjyshata, Poligrafiku, Burgu 325, Shkoze(pjeserisht), Zona rreth Qytet Studenti”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme