Depozitat në monedhë të huaj u rritën në 4.9 miliardë euro

Depozitat në monedhë të huaj po ndjekin trendin në rritje edhe këtë vit, shkruan ATSh. Ajo i referohet Bankës së Shqipërisë, e cila bën të ditur se, kursimet në euro në sistemin bankar u rritën në 4.9 miliardë euro në fund të muajit korrik 2021.
Me bazë vjetore, depozitat në euro janë zgjeruar me 11.7% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe me 7% që nga fillimi i këtij viti.
Sipas Bankës së Shqipërisë, sezoni veror i këtij viti solli rritje të prurjeve në euro në vend. Për qershorin dhe korrikun, depozitat në euro janë shtuar me pothuajse 90 milionë euro në muaj.
Në totalin e depozitave dominojnë individët. Ata zotërojnë rreth 76% të totalit. Krahasuar me një vit më parë, depozitat në euro të individëve në sektorin bankar janë rritur me 9% ose rreth 308 milionë euro.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




