Qendra e re urbane në Bubq, vazhdon puna transformuese pas tërmetit

Ekonomi | 5 vite më parë

Në Bubq po merr formë qendra e re urbane e cila do të jetë gati në vjeshtë, me 7 pallate, 78 shtëpi individuale, shkollën e re, amfiteatrin komunitar dhe qendrën e re administrative. Kryeministri Edi Rama ndau sot një fotogaleri me pamje nga qendra e re urbane e Bubqit, ku puna transformuese pas tërmetit vazhdon. “Bubq. Ja si duket sot qendra e re urbane ku puna transformuese pas tërmetit vazhdon”, tha kryeministri Rama.

Punimet për pallatet janë thuajse të përfunduara, ndërsa tani po bëhen punime në ambientet e jashtme dhe në fillim të tetorit pritet që e gjithë zona të jetë e përfunduar. Në Bubq janë 45 apartamente në 7 pallate me kate të ulëta dhe 78 njësi individuale. Pallatet janë me veshjen e jashtme me standardet e fundit me kursim energjie dhe me ashensorë. Banesat individuale janë po ashtu të veshura me kapot, për eficiencë energjie.

Zona është me hapësira publike dhe gjithë kuadrati do të sistemohet si park i gjelbër. Zonat e reja të Rindërtimit në Thumanë, Fushë-Krujë dhe Bubq po marrin formë dita-ditës, falë një pune të jashtëzakonshme. Në bashkinë e Krujës janë në proces tre site ndërtimi që përfshijnë 443 apartamente dhe 360 shtëpi individuale.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme