Ministria e Financave: 53.2 miliard lekë më shumë në buxhetin e shtetit gjatë 8 muajve 2021

Ekonomi | 5 vite më parë

Gjatë 8 muajve të parë të vitit 2021 sipas Ministrisë së Financave të ardhurat totale u realizuan në masën 103 % të planit të 8-mujorit.
Ministria ka publikuar përformancë  paraprake e treguesve fiskalë të konsoliduar për periudhën 8-mujore ku pasqyrohet se shpenzimet e përgjithshme publike, per kete kohe u realizuan në masën 95 % të planit të periudhës. 
Në përputhje me parashikimet buxhetore dhe të indikatorëve makroekonomikë, niveli i deficitit në muajin e te të të vitit 2021 rezultoi në rreth 31 miliardë lekë. 
Ndërkohë që  niveli i deficitit për periudhën 8 mujore të vitit 2021 rezultoi me 22.07 miliard LEK më pak se e njëjta periudhë e një viti më parë. 
Për periudhën 8 mujore niveli i deficitit rezulton 51.9 përqind e planit të periudhës prej rreth 59.85 miliard LEK.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme