Vijon puna në tunelin e Skërficës, vepra më e rëndësishme e aksit të ri kombëtar Kardhiq-Delvinë

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga kantieri i Tunelit të Skërficës, vepra më e rëndësishme e aksit të ri kombëtar Kardhiq-Delvinë. “Mirëmëngjes dhe me energjinë pozitive të punës që vazhdon në kantierin e tunelit të Skërficës, vepra më e rëndësishme e aksit të ri kombëtar Kardhiq-Delvinë, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan zoti Rama.
Tuneli i Skërficës, pjesë e aksit të ri rrugor Kardhiq-Delvinë, është hapur plotësisht pas përfundimit të gërmimeve në të gjithë gjatësinë e tij dhe tashmë po punohet për plotësimin e të gjithë elementëve të tjerë të nevojshëm të kësaj vepre.
Tuneli i Skërficës me gjatësi 1316 metra është një nyje lidhëse e rrugës strategjike Kardhiq-Delvinë, me ndikim në zhvillimin e turizmit në bregdetin e jugut dhe Sarandës.
Rruga Kardhiq-Delvinë është një nga akset më të rëndësishme në ndërtim, që lidh bregun e Jonit me Gjirokastrën e Tepelenën.
Me një gjatësi prej 33 km, rruga Kardhiq-Delvinë do të jetë një nga indikatorët e rëndësishëm për nxitjen e ekonomisë të tregut, sidomos turizmit.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




