Qarkullimi i mallrave rritet me 16 për qind në Portin e Durrësit

Ekonomi | 5 vite më parë

Porti i Durrësit njoftoi se në shtatëmujorin e parë të këtij viti ka përrpunuar 2.56 milionë tonë ngarkesa. Shifra është 16 për qind më e lartë se viti i kaluar. Pak më shumë se 2 milionë tonë u transportuan me anije mallrash, ndërsa pjesa tjetër prej 550 mijë tonësh u transportua nga tragetet.

Sipas të dhënave të Autoritetit Portual të Durrësit, që është porti më i madh në vend, në shtatëmujorin e parë të këtij viti, eksportet u rritën me 5 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Nga ana tjetër, importet u rritën me 18 për qind, po në krahasim me një vit më parë.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme