Panairi i Artizanatit në Lezhë, Denaj: Bizneset, promotore të zhvillimit ekonomik

Ekonomi | 5 vite më parë

Në Shëngjin të Lezhës u çel sot Panairi i Artizanatit. Ministrja e Financave dhe Ekonomisë Anila Denaj, vlerësoi këtë aktivitet si eventin që promovon bizneset kreative, sipërmarrjet inovative, start up-ve nga qytete të ndryshme të Shqipërisë.

Në këtë panair u ekspozuan punime artizane nga Shkodra, Kruja, Tirana, Mirëdita, Fushë- Arrëzi, Lezha, etj. me motive të Trashëgimisë Kulturore të përpunuara në punime artistike.

Denaj tha se, pjesëmarrja e bizneseve nga gjithë Shqipëria, promovojnë vlerat dhe traditat e çdo krahine, biznese që janë promotore të zhvillimit të ekonomive lokale dhe rurale.

Turistët e shumtë vlerësuan dhe përgëzuan produktet e ndryshme që mbartin e përcjellin histori, art, kulturë. Aktiviteti u zhvillua në bashkëpunim dhe me mbështetjen e Bashkisë Lezhë.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme