Skema Kombëtare, shtohet numri i fermerëve përfitues për zëvendësimin e plasmasit në serra

Është shtuar edhe me 52 fermerë, numri i aplikantëve përfitues në masën “zëvendësim plasmasi në serra ekzistuese” të Skemës Kombëtare të Mbështetjes në Bujqësisë dhe Blegtori 2021.
Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural njofton uljen e vijës së financimit për aplikimet sipas masave mbështetëse të fermerëve dhe sipas listave të shpallura, në përputhje me procedurat e përcaktuara “Për rialokimin e fondit të Programit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural për vitin 2021″.
Sipas njoftimit të AZHBR-së, për masën 3: Zëvendësim plasmasi në serra ekzistuese – Vija e financimit ishte në numrin rendor 466 dhe pas uljes së vijës së financimit përfshihen në fond aplikimet deri në numrin rendor 518.
Afati i dorëzimit të dokumenteve shtesë për aplikantët që ndodhen mbi vijën e financimit është deri më datë 07.09.2021. Dorëzimi përtej këtij afati do të rezultojë me skualifikim të aplikimit.
AZHBR po vijon kryerjen e pagesave, subvencion për fermerët e kualifikuar përfitues nga Skema Kombëtare e Mbështetjes për Bujqësinë 2021.
Sipas AZHBR-së, deri tani pagesat dhënë për 80 % të fermerëve përfitues. Skema Kombëtare e Mbështetjes në Bujqësi 2021, ka të destinuar një fond prej 804 milionë lekë, subvencione për fermerët.
Sipas të dhënave zyrtare janë 3000 fermerë të kualifikuar deri tani përfitues për njërën nga 9 masat që mbështet Skema Kombëtare e këtij viti, ndërsa AZHBR njofton herë pas here për uljen e vijës në listën e përfituesve për secilën masë, që do të thotë rritje e numrit të fermerëve përfitues të këtyre fondeve.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




