Tokat në Kafaraj, pasqyra e suksesit në eksportet që rriten çdo vit

Ekonomi | 5 vite më parë

Në Shqipëri falë mbështetjes së qeverisë për sektorin e bujqësisë ka një rritje të konsiderueshme të prodhimit bujqësor në vend që reflektohet tek eksporti i prodhimeve bujqësore, ndërkohë që është dyfishuar sipërfaqja e tokës së punueshme.
Kryeministri Edi Rama publikoi sot një video me pamje nga tokat bujqësore të Kafaraj në Fier, ku fermerët kanë rritur kapacitetet dhe kultivojnë kultura të ndryshme bujqësore.
“Mirëmëngjes dhe nga Kafaraj e Fierit ku tokat janë pasqyra e suksesit në eksportet që rriten çdo vit, ju uroj një ditë të mbarë”, – tha kryeministri Rama.
Toka e punuar në Shqipëri është dyfishuar në sipërfaqe krahasuar me 7 vite më parë si rezultat i investimeve që ka ndërmarrë qeveria për të çuar ujin në parcela.
Në Shqipëri në vitin 2013 punoheshin afro 125 mijë ha tokë, ndërsa sot janë 250 mijë ha tokë e punueshme dhe ka ende sipërfaqe ku duhet ngritur rrjeti ujitës dhe kullues.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme