Gati garancia e tretë bankare

Tregtarët dhe shoqëritë tregtare që janë dëmtuar në veprimtarinë e tyre ekonomike gjatë pandemisë do të kreditohen nga bankat tregtare duke përfituar garanci sovrane nga qeveria shqiptare.
Bankat kanë në dispozicion 15 miliardë lekë ose rreth 120 milionë Euro për të kredituar këtë sektor, duke filluar nga 1 gushti i këtij viti. Materiali është përgatitur nga gazetari i RTSh Bardhi Sejdarasi.
Qeveria shqiptare ka shfrytëzuar edhe njëherë ligjin “Për huamarrjen shtetërore, borxhin shtetëror dhe garancitë shtetërore të huas në Republikën e Shqipërisë”, për t’i ofruar sipërmarrjes shqiptare garanci sovrane për të përballuar pasojat e pandemisë.
Në këtë rast janë zgjedhur të përfitojnë hua me garanci sovrane tregtarët ose shoqëritë tregtare që e kanë të nevojshëm financimin për rimëkëmbjen e veprimtarisë tregtare të ndikuar nga situata e krijuar nga COVID-19.
Kreditimi do të vijë nga bankat tregtare në Shqipëri dhe për këtë qëllim qeveria ka përzgjedhur 11 banka të nivelit të dytë.
Ajo iu ka caktuar atyre edhe vlerën e linjës së garancisë shtetërore që do të përdoret për kreditim.
Nuk ka ende një shifër lidhur me normat e interesit që do të aplikojnë bankat tregtare për këtë kreditimi, ndërsa dihet që marrëveshjet e mirëkuptimit mes bankës tregtare dhe sipërmarrjeve në fushën e tregtisë lidhen duke pasur në konsideratë “biografinë bankare”, që sipërmarrjet kanë me sistemin bankar.
Huaja me garanci sovrane ka hyrë në fuqi menjëherë dhe i fillon efektet e saj nga data 1 e muajit gusht 2021.
Kjo garanci bankare është e treta garanci bankare që qeveria shqiptare iu ka ofruar bizneseve në nevojë nëpërmjet bankave tregtare.
Në garancitë e parë sovrane qeveria ka parashikoi kredidhënie me garanci shtetërore për bizneset në vështirësi për të mundësuar pagat e të punësuarve në vlerën 11 miliardë Lekë, paketë që është lëvruar në masën rreth 48 %, ose mbi 5.3 miliard.
Kjo paketë e parë e garancisë sovrane garantoi 100% principalin e huasë në rast mos shlyerje nga biznesi.
Paketa e dytë me vlerën deri 15 miliard lekë, garantoi huadhënien për shoqëri biznesi që kishin nevojë për kapital qarkullues dhe investime dhe që përfundoi në fund të qershorit 2021.
Kjo lloj kredie është lëvruar me 8.33 miliard lek, osë sa 56% e planifikimit.
Qeveria ka premtuar edhe një paketë tjetër prej 50 milionë eurosh për inivacion në sektorin e manifaturave, por për këtë paketë ka vetëm një veëndim të Këshillit të Ministriave, por jo hollësi të tjera.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




