Shtohen shërbimet për doganat në e-Albania

Ekonomi | 5 vite më parë

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave ka njoftuar se duke filluar nga muaji korrik i këtij viti, shërbimet e rëndësishme që i nevojiten në mënyrë permanente biznesit dhe qytetarëve, gjenden në portalin e-Albania dhe mund të aksesohen prej tij pa pasur nevojë të mbahet rradhë në sportelet e shërbimit doganor shqiptar.
Sidomos një numër i konsiderueshëm autorizimesh si Autorizim për magazinë fiskale prodhimi, për magazinë fiskale stokimi, për statusin e eksportuesit të miratuar, për përjashtim nga detyrimet doganore etj deri edhe tek autorizim për përjashtimin nga detyrimet e akcizës të karburantit për anijet e peshkimit si dhe për përjashtim nga TVSH dhe detyrimet doganore të karburanteve të destinuara për Trupin Diplomatik të akredituar në Republikën e Shqipërisë, të gjitha këto, pra plot 34 të tilla, qytetarët dhe bizneset do t;i marrin duke aplikuar online përmes portalit e-Albania. Drejtoria e Përgjithshme e Doganave kujton se janë nëpunësit e administratës doganore, të cilët kanë detyrimin për sigurimin e dokumentacionit shoqërues të nevojshëm, në rastet kur këto dokumente lëshohen nga institucione shtetërore. Kjo pasi, Sistemi i Qarkullimit të Dokumenteve me Nënshkrim Elektronik (SQDNE) mundëson komunikimin dhe shkëmbimin e këtyre dokumenteve ndërmjet institucioneve shtetërore.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme