Treguesi i besimit të biznesit dhe konsumatorit në sektorin e tregtisë u rrit me 2.2% në qershor

Treguesi i besimit të biznesit dhe konsumatorit në sektorin e tregtisë (TBT) u rrit me 2.2% në muajin qershor të këtij viti, duke reflektuar rritjen e numrit të bizneseve të reja që janë hapur gjatë këtij viti.
Banka e Shqipërisë bën të ditur se, trendi pozitiv i këtij sektori pasqyron rritje të dy balancat formuese të këtij treguesi, ecuria aktuale e biznesit dhe pritjet për nivelin e punësimit.
Sipas BSH-së, rritje shënuan edhe balanca të tjera të vrojtimit si gjendja financiare dhe shitjet për muajin në analizë.
Të dhënat zyrtare të Drejtoria e Përgjithshme e Taksave dhe Tarifave Vendore (DPTTV) tregojnë se numrin më të lartë të biznese në këtë sektor e përbëjnë aktivitetet e shërbimit me 1979 të tilla, të ndjekura nga shitja me pakicë ku janë hapur 1574 subjekte, shitja me shumicë me 459 subjekte.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




