Turistët e parë nga Samara e Rusisë dhe Jerevani i Armenisë mbërrijnë në Aeroportin e Rinasit

Ekonomi | 5 vite më parë
 
Në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës vijon ulja e çarterave tursitikë, njofton ATSH.
 
TIA bën të ditur se turistët e parë nga Samara e Rusisë, mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës, me kompania ajrore ruse, Ural Airlines.
 
Çarteri i parë turistik me 200 turistë rusë nga Moska mbërriti në 20 qershor në Tirana International Airport, ndërkohë që fluturimet kryhen nga kompania ajrore ruse, Ural Airlines.
 
Më herët është konfirmuar se shumë shpejt do të vendoset edhe linja turistike charter me San Petersburg.
 
Gjithashtu nga Jerevani i Armenisë, mbërritën sot turistët e parë në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës.
 
TIA thekson se “GoArmenia, Albawings dhe Elite Travel Agency sollën në një bashkëpunim çarterin turistik, i cili do të jetë operacional gjatë sezonit. Suksese të gjithëve, dhe një falenderim vajzave të Albawings për energjinë që na sollën në pistë, që në orët e para të mëngjesit”.
 
Turizmi, është një nga shtyllat më të rëndësishme të zhvillimit të vendit, ndërkohë që falë situatës së përmirësuar të pandemisë dhe lehtësimit të masave antikovid është rritur numri i të huajve që vizitojnë Shqipërinë.
 
 

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme