Libohovë/ Nis proçesi i nxjerrjes së vajit të ullirit

Ekonomi | 6 vite më parë

Tashmë,  është  drejt përfundimit  nxjerrja e vajit të  ullirit në zonën e Libohovës.  Kultivuesit  e zonës shprehen se  moti i mirë ka favorizuar këta të fundit, të kenë prodhim të mesëm  , por problemi  qëndron në cilësinë e vajit , pasi kjo zone, nuk e ka shumë të avancuar kulturën e ullirit.

“ Jam fermer dhe prej 8 vitesh kam shtuar parcelën e ullinjve .Nuk kemi shumë sasi, pasi edhe toka nuk është e favorshme në Libohovë. Kryesisht, kanë mbjellë vetëm për prodhim familjar . E përdorim gjatë sezonit të dimrit  dhe më tej.

“Unë kam reth dy hektarë .Moti I ngrohtë na ka favorizuar ndërsa problem kemi mungesën e ujit .Nëse do kishim ujë në toka do kishim edhe më shumë prodhim .Megjithatë rezultatin e këtij viti e cilësoj të mesëm .Më del për përdorim familjar dhe ajo që teproj e shes nëpër miqtë e mi”, shprehen kultivuesit e ullirit

Krenar   Meçani  i cili prej vitesh operon në fabrikën e tij  të çelur për herë të parë në Libohovë , shprehet se  këto janë momentet e fundit mbi  proçesin e nxjerrjes së vajit , por cilësia nuk është si ajo e fillimit, pasi ulliri është mjaft i pjekur.

“ Ka një ndryshim nga nxjerrja e vajit në muajin nëntor , sepse përkon fiks me vjeljen e kulturës së ullirit.Tani janë momentet e fundit, por duke qënë se ulliri është mjaft i pjekur, vjen me aciditet. Megjithatë , thuajse të gjithë banorët  kanë qënë të kënaqur, sepse pjesa dërrmuese e kanë për përdorim të tryezës familjare “,thotë administrator I fabrikës Meçani

Kultivimi I   parcelave  me ullinj në Libohovë përgjatë viteve,   është  shtuar ndjeshëm duke arritur në 20 hektarë  .


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme