Dibër/ Rrëzohet shtylla elektrike gjatë punës, humb jetën 60-vjeçari

Aktualitet | 59 minuta më parë

Një ngjarje e rendë ka ndodhur në fshatin Vasie të Dibrës, ku një 60-vjeçar ka humbur jetën gjatë kryerjes së punimeve për vendosjen e një shtylle elektrike.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:45, ku 60-vjeçari L. Sh., me profesion elektricist, dyshohet se po punonte për vendosjen e një shtylle elektrike, kur ajo është rrëzuar dhe e ka zënë poshtë.

Si pasojë e dëmtimeve të marra, 60-vjeçari është transportuar në spital, por nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët po kryejnë veprimet e nevojshme për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit tragjik.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme