Eksporti i mineraleve u ul me gati 9%

Ekonomi | 6 vite më parë

Të ardhurat nga renta minerare në eksport janë realizuar në vlerën 1.5 miliard lekë.

Sipas treguesve fiskalë të publikuar nga ministria e Financave dhe Ekonomisë, të ardhurat nga ky zë rezultojnë 26.6% ose 0.55 milionë lekë më pak se 10-mujori i vitit të kaluar dhe realizim në masën 72.9% kundrejt planit, ose 0.6 miliard lekë më pak.

Të ardhurat nga renta minerare e naftës bruto janë 1.2 miliard lekë, 520 milionë ose 31% më pak se renta e vitit 2019 për periudhën janar –tetor.

Krahasuar me vitin e kaluar, sipas MFE-së, të ardhurat nga renta minerare për naftën bruto kanë rënë si rezultat i rënies së çmimit të naftës bruto në tregjet ndërkombëtare, me një efekt -510 milionë lekë, por kjo rënie është shoqëruar nga rënia në sasinë e naftës bruto të eksportuar, e cila ka sjellë efekt negativ në rentë me -11 milionë lekë. Gjatë vitit 2020 kemi një rënie të rentës për njësi nga 3.4 lekë/ton në 2.35 lekë/ton.

Ndërkohë, të ardhurat nga mineralet e eksportuara kanë pësuar rënie në masën 46 milionë lekë, për shkak të rënies së sasisë së mineraleve me 8.9%, me efekt 35 milionë lekë, efekt ky që është shoqëruar me një rënie të lehtë të çmimit të mineraleve në tregjet ndërkombëtare (-1.9%), me efekt – 11 milionë lekë.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme