Paraja cash, nxitës i informalitetit në ekonomi

Vendi ynë është listuar në fund të vendeve të rajonit per sa i takon nivelit të lartë të qarkullimit të parasë fizike në Shqipëri.
Referuar shifrave zyrtare nga Banka e Shqipërisë, sasia e parave jashtë sistemit bankar arriti në muajin korrik të këtij viti në vlerën e 2.6 miliardë euro. Ne forumin e diskutimit të organizuar në mjediset e Fakultetit Ekonomik u permendën si faktorë kryesor për këtë fenomen shqetësues niveli i lartë i informalitetit, evazioni fiskal, por dhe shkalla e ulët e edukimit të publikut dhe e sipërmarrësve në aplikimin e pagesave elektronike.
Tendenca e shtimit të parasë cash në ekonomi nuk është evidentuar vetëm gjatë muajit korrikut, por prej fillimit të këtij viti, për t’u përkeqësuar ndjeshëm gjatë marsit, kohë kur shpërtheu edhe Covid-19 në vend. Pjesmarrësit në Forum u fokusuan dhe në gjetjet e një ankete që ka zhvilluar së fundmi ABC Tirana Club, ku janë pyetur 350 konsumatorë mbi perceptimet dhe vlerësimet e tyre mbi qarkullimin e parasë cash, si dhe aplikimin e shërbimeve online nga sistemi banker.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




