Greqi, masat kundër Covid-19 deri më 7 dhjetor

Greqi | 6 vite më parë

Ka disa shenja të para të zvogëlimit të numrit të rasteve të koronavirusit, deklaroi sot zëdhënësi i qeverisë greke, Stelios Petsas gjatë një konference shtypi.

“Nëse ky ritëm vazhdon, atëherë presioni mbi Sistemin Kombëtar të Shëndetit do të fillojë të bjerë”, theksoi ai.

“Atëherë ne mund të planifikojmë një kthim gradual në një lloj normaliteti. Për momentin, masat ekzistuese kufizuese për mbrojtjen nga koronavirusi janë zgjatur deri të hënën, 7 dhjetor 2020, në orën 06:00”, shtoi Petsas.

Ai theksoi se ky vendim është i domosdoshëm pasi barra epidemiologjike në Greqi është akoma e lartë.

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme