Biblioteka publike Lezhë, tërësisht e restauruar me 100 mijë tituj dhe pesë salla leximi

Biblioteka publike “ Gjergj Fishta” Lezhe funksionon si e tillë qe prej vitit 1948. Atëherë me një sallë leximi me vetëm 1200 libra dhe sot një biblioteke model, tërësisht e restauruar , me 5 salla leximi ku posedon një fond të pasur librash me 100 mijë tituj, që datojnë që në vitin 1607 me librin e vjetër kishtar të shkruar në gjuhën latine.
Përgjegjësi i Bibliotekës, Bert Çuko flet për përkujdesen që tregohet për arkivin e bibliotekës të sistemuar në një ambient të ri. Biblioteka ka plot lexues të cilëve u janë krijuar kushtet për një fond të hapur të librit historik, shkencor e artistik.
Sipas përgjegjësit të bibliotekës Çuko ka dhe një problematikë që lidhet me dhurimin e librit te ri që shtëpitë botuese duhet tu bëjnë bibliotekave publike.
Ndërkohë Bashkia Lezhe, për te plotësuar sa më mirë kërkesat e lexuesve, po planifikon çdo vit një fond të veçante për pasurimin e bibliotekës me botimet e reja.
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




