Orkestra e RTSH vjen me koncertin e radhës në 8 nëntor, me sopranon Besa Llugiqi

Nëntori për Orkestrën Simfonike të RTSH-së vjen me protagonistë shqiptar, dirigjentë dhe solistë.
Nën dirigjimin e maestro Ermir Krantja dhe pjesëmarrjen e veçantë të sopranos kosovare, Besa Llugiqi, vjen koncerti i radhës në vigjilje të festave të nëntorit.
Një program i përzgjedhur nga kompozitorë shqiptarë e të huaj do jetë pjesë e këtij koncerti.
“Në këtë koncert është një rregull që Orkestra e radios është duke promovuar veprat e autorëve shqiptarë, sidomos edhe këto që krijohen sot. Është shumë pozitive, sepse janë të gjitha vepra që synojnë për të pasuruar gjithë krijimtarinë tonë. Do të luajmë një vepër të re, që është premierë botërore. Pastaj do të jetë këngëtarja Besa Llugiqi nga Kosova, dy arie të operave të Puçinit dhe një intermexo, për t’i bërë një homazh këtij kompozitori të madh në 100-vjetorin e vdekjes,” u shpreh maestro Krantja.
Koncerti do të vijë në datën 8 nëntor në sallën e Universitetit të Arteve në orën 17:00.
Gazetare: Ornela Ceka
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




