Kolonia e piktorëve të vegjël organizohet për të 6-tin vit me radhë në Kolonjë

Kulturë | 2 vite më parë

Për të 6-in vit me radhë në Kolonjë mbahet kolonia e piktorëve të vegjël, të cilët hedhin në telajo vendet më të bukura të krahinës së njohur.

Këtë vit kanë qenë më tepër se 20 fëmijë të grupmoshave të ndryshme, që kanë zgjedhur të pikturojnë Ersekën, Rehovën, kishat e saj dhe Shelegurin. Të gjitha punimet e tyre do të paraqiten në ekspozitën e kësaj kolonie të veçantë në qendër të qytetit të Ersekës, koloni e cila është e vetmja e kësaj moshe në vendin tonë.

“Kam rreth 6 vite që e frekuentoj kursin e pikturës tek Qyteza e Fëmijëve në Korçë. Sot kam vendosur të pikturoj Lapidarin e Kolonjës, i cili na tregon për dëshmorët e qytetit që ranë për atdheun e tyre.” / “Unë jam 11 vjeç dhe vij nga fshati i Vranishtit. Kam filluar që në moshën 9-vjeçare që të pikturoj,” thonë pjesëmarrësit e rinj.

Pas kolonisë së piktorëve të vegjël do të organizohet kolonia “Vjeshta e artë e Kolonjës”, ku do të marrin pjesë piktorë nga gjithë bota.

Gazetare: E. Fili

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme