Ministrja Kumbaro në Greqi, merr pjesë në takimin në kuadër të kalendarit kulturor “Ditët Kombëtare”

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, mori pjesë në takimin e organizuar në Athinë nga Ambasada Shqiptare ne Greqi, në kuadër të kalendarit kulturor “Ditët Kombëtare”. Lajmin e bëri të ditur vetë Kumbaro nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, duke ndarë momente nga eventi i organizuar me këtë rast.
Ajo shkruan se kalendari kulturor “Ditët Kombëtare” nis me “Ditën e Gjirokastrës”, me një pjesë të vogël të komunitetit gjirokastrit që prej vitesh punon e jeton në vendin fqinj.
“Takim shumë emocionues në Athinë, organizuar nga Ambasada Shqiptare ne Greqi si pjese e kalendarit kulturor “Ditët Kombëtare” që nisën me “Ditën e Gjirokastrës”, me një pjesë të vogël të komunitetit gjirokastrit dhe jo vetëm nga Gjirokastra, që prej vitesh punon e jeton në vendin fqinj, për të ndarë emocione të vërteta, si ato të studiuesit Spiro Xhavara nga Lunxhëria, të shkrimtarit Iljaz Bobaj nga Lazarati, apo të aktorit të mirënjohur Nikolla Llambro”, shkruan Kumbaro.
Bashkë me ambasadoren Luela Hajdaraga, Kumbaro prezantoi edhe projektet dhe investimet që e kanë kthyer Gjirokastrën në një nga destinacionet kryesore turistike të Shqipërisë.
Sipas saj, me projektet që bashkatdhetarët tanë po zhvillojnë në Greqi për kulturën dhe artin shqiptar, po mbajmë gjallë traditën tonë.
“Bashke me ambasadoren Luela Hajdaraga ndamë bashkë edhe lajme të mira për punë të bukura nga Gjirokastra jonë dhe për lidhjen e tyre me projektet që bashkë-atdhetarët tanë po zhvillojnë në Greqi për kulturën dhe artin shqiptar, për të mbajtur gjallë traditën tonë dhe për shtuar bashkëpunimet me atdheun që përkthehet në më shumë ekonomi dhe zhvillim për vendin tonë”, tha Kumbaro.








/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




