Dita e Letërsisë Dibrane – Aktivitet në bibliotekën ”Qemal Baholli” në Elbasan

Në Bibliotekën “Qemal Baholli” në Elbasan e cila e ka zanafillën tek filantropia e familjes Baholli nga Dibra, është zhvilluar takimi letrar kushtuar ditës së letërsisë dibrane. Ne këtë organizim të pranishëm ishin shkrimtarë nga treva e Dibrës, por edhe elbanasas , si dhe përfaqësues nga pushteti lokal dhe nxënës të shkollave të mesme të qytetit. Në fjalën e tij Kryetari i Shoqatës Dibra Prof. Dr. Shpëtim Cami u ndal tek rëndësia që ka kjo nismë ,për të pasuruar bibliotekat me botime te botuesve dibrane .
“Elbasani i ka besuar atyre dhe i ka vlerësuar për kontributet që kanë dhënë dhe nuk ka se si të mos jemi mirënjohës”, u shpreh Prof.DR. Shpëtim Cami, Kryetar i Shoqatës Dibra.
Drejtoresha e bibliotekës së qytetit, Manjola Hatellari foli për lidhjen e ngushtë mes elbasanllinjëve dhe dibranëve duke kujtuar edhe kontributin e familjes dibrane Baholli.
Më pas takimi ka vijuar si një bashkëbisedim midis shkrimtarëve të cilët sollën para të pranishmëve emocionet në punë e tyre artistike por edhe në kërkimet shkencore të zonës së Dibrës.
Aktivitete të tilla vijnë në kuadër të muajit tetor, muajit të letërsisë.
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




