Promovohet ”Brezi i artë i aktrimit” me personazhet e kinematografisë shqiptare

Është promovimi i librit “BREZI I ARTE I AKTRIMIT “ nga regjisori i shquar dhe ish drejtuesi i Teatrit “SKAMPA” Miho Gjini. Në këtë botim autori është përpjekur të ndërthurë disa copëza historike të 21 personazheve të shquara të kinematografisë Shqiptare. Regjisori është përpjekur të tregojë jo vetëm anën historike por dhe anën profesionale të cilën zor se mund ta gjejmë në literaturën e Akademisë së Arteve. Qëllimi i këtij libri sipas autorit mbetet rikthimi i artit në kujtesën e brezave të ardhshëm.
Në këtë promovim ishin te ftuar dhe artiste jo vetëm të dalë nga teatri Skampa por dhe të kinematografisë Shqiptare. Ata shprehen tepër të kënaqur pasi forma e shkruar nga kritiku Miho Gjini është një shërbim që i bëhet artit shqiptar .
Në këtë promovim artistët u rikthyen në kohë duke përmendur dorën e hekurt të diktaturës e cila mbante të bllokuar lirinë e tyre të të shprehurit, të pranishëm nuk ishin vetëm artistët e vjetër kontribuues në artin shqiptar por dhe studentët e sapo diplomuar në Akademinë e Arteve.
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




