Elbasani mik pret edicionin e 26-të të festivalit të teatrove, pjesëmarrës nga vendi, rajoni e BE-së

Qyteti i Elbasanit tashme prej 26 vitesh mik pret festivalin teatror. Këtë vit organizatorët janë menduar që këtë event ta sjellin në një formë krejtësisht të ndryshme, duke e zhvilluar në vende të hapura publike ku spektatori të jetë pjesë e tij.
Aktorët pjesëmarrës nuk janë vetëm nga Shqipëria por nga i gjithë rajoni dhe nga shtete të Bashkimit Evropian. Andonis Filipi regjisori dhe organizatori i Festivalit Teatror shprehet thekson rëndësinë e këtij projekti ku çdo vit kalon pritshmërit,
Froso Zagoraiou një ndër aktoret e festivalit ka ndarë emocionet e saj me publikun elbasanas, teksa nuk nguron të rikthehet sërish me shfaqe të ndryshme teatrale.
Festivali Teatror është duke u mirëpritur nga qytetarë të Elbasanit duke e ndjekur atë ne vendndodhje të ndryshme të qytetit. Ky festival do të vazhdoje për 5 netë me radhë.
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




